Saturday, July 12, 2025

Ministri Peci nga Veriu: Për herë të parë pas 13 vitesh, po i numërojmë dhe dokumentojmë pyjet e Kosovës

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë të ditur se në Veri të Kosovës ka nisur procesi i inventarizimit të pyjeve, për herë të parë pas më shumë se një dekade. Sipas tij, ky hap përfaqëson një përkushtim konkret për mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pasurisë natyrore të vendit, shkruan rajoni.org.

Inventarizimi po realizohet përmes pajisjeve digjitale dhe platformës “OpenForestArena”, që synon ndërtimin e një baze moderne të të dhënave në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Kjo platformë mundëson evidentimin e të dhënave të detajuara për çdo sipërfaqe pyjore – përfshirë moshën, volumin, sëmundjet dhe gjendjen aktuale të pyjeve.

Peci gjithashtu ka njoftuar për rezultatet konkrete të angazhimit institucional kundër prerjeve ilegale: “Vetëm këtë vit në Veri kemi konfiskuar 420 metra kub masë drusore dhe kemi detektuar rreth 70 aktivitete ilegale.”

Postimi:

🌳 Në Veri, kujdesi ndaj pyjeve si kurrë më parë!

🪵 Sot, nga Zubin Potoku, aty ku dikur pyjet shiheshin vetëm si mall për prerje, tani po i numërojmë, matim e dokumentojmë.

🌱 Pas 13 vitesh ka filluar inventarizimi i pyjeve në Kosovë.

📲 Me pajisje digjitale dhe përmes platformës “OpenForestArena”, po ndërtojmë një bazë të dhënash moderne, me standardeve të BE-së, që t’i dimë saktë moshën, sëmundjet, volumin dhe gjendjen e pyjeve tona.

🚔 Vetëm këtë vit në Veri kemi konfiskuar 420 m³ masë drusore dhe kemi detektuar rreth 70 aktivitete ilegale.

🍃 Angazhim konkret për çdo pëllëmbë të gjelbër të Kosovës.

💚 T’i duam e ruajmë pyjet tona!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer