E enjte, 14 Nëntor, 2024

Ministria e konfirmon se do t’i mbulojë shpenzimet për bartjen e kufomës së argjentinases që dyshohet se u vra në Fushë Kosovë

Qeveria e Kosovës do t’i mbulojë shpenzimet për bartjen e kufomës së argjentinasës, Maria Clara Urdungaray, në Argjentinë, e cila dyshohet se u vra nga partneri i saj në Fushë Kosovë.

Këtë për Express e ka konfirmuar shefi i kabinetit të ministres Haxhiu, Genc Nimoni, i cili tha se kjo po bëhet për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike të familjes së viktimës.

“Për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike të familjes së viktimës, Qeveria do të merr përsipër mbulimin e shpenzimeve për bartjen e kufomës së të ndjerës”, tha Nimoni.

Në orët e para të 1 gushtit në Fushë Kosovë, Endrit Nikaj dyshohet se e ka gjuajtur nga kati i gjashtë të dashurën e tij, shtetase të Argjentinës, Maria Clara Urdangaray. Ajo u dërgua në QKUK, mirëpo nuk arriti t’iu bëjë ballë lëndimeve që kishte pësuar.

“VRASJE: Fushë Kosovë 01.08.2023 – 01:59. Nga QKUK-ja është raportuar se ka ndërruar jeta viktima femër shtetase e Argjentinës si pasojë e lëndimeve të marra, që dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit ku ka qenë duke qëndruar së bashku me te dyshuarin mashkull shtetas Zvicran. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti ne procedure hetimore”, thuhej në raportin 24 orësh të Policisë.

Për këtë rast kanë raportuar mediat në Argjentinë e Zvicër, ndërkaq babai i të ndjerës ishte i bindur se vrasja e bijës së tij është femicid.

“Vajza ime kishte folur me mamanë e saj dhe e kishte përshkruar të dashurin si një femëror dhe shumë xheloz. Është një femicide, jam i bindur,” tha Facundo Urdangaray, babai i Maria Clara.

Endrit Nika është arrestuar dhe tani ndodhet në paraburgim, masë e cila i është vazhduar edhe për dy muaj tjerë.

Gazeta zvicerane “Blick” ka raportuar se 32 vjeçari e kishte futur ilegalisht të dashurën e tij në Kosovë, duke e fshehur në bagazh të veturës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer