E enjte, 7 Nëntor, 2024

Ministria e Mbrojtës shpall konkurs për pranimin e 300 ushtarëve të rinj

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ka hapur konkurs për pranimin e 300 ushtarëve të rinj.

Ministria njoftoi se konkursi do të jetë i hapur nga 9 shtatori deri më 8 tetor 2024, dhe të drejtë aplikimi kanë të gjithë të rinjtë nga mosha 18-25 vjeç.

“Ministria e Mbrojtjes njofton për hapjen e konkursit për pranimin e 300 ushtarëve të rinj. Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë të rinjtë e të rejat e Republikës së Kosovës, nga mosha 18-25 vjeç, se nga data 9 shtator deri më 8 tetor 2024, hapet konkursi për pranimin e 300 ushtarëve të rinj. Të gjithë të interesuarit për t’u bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës, mund të aplikojnë në ueb faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, duke plotësuar formularin i cili së shpejti do të publikohet. Bëhu ushtar i Kosovës!”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer