Reshjet e borës i kanë zënë të papërgatitura kompanitë që merren me pastrimin e rrugëve në Kosovë, shkruan portali rajoni.org.
Në rrugën magjistrale Mitrovicë-Skenderaj-Drenas është vështirësuar qarkullimi i automjeteve duke shkaktuar edhe kolona të gjata.
Kjo rrugë është ngrirë, pasi nuk është pastrur ende nga reshjet e borës të cilat po bien pandërprerë.