E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Ministrin Peci e injorojnë keq prodhuesit vendorë, e detyrojnë ta anulojë tenderin e shpallur

Ministria e Bujqësisë ka shpallur ditë më parë një tender për furnizim me prodhime vendore. Por, në këtë thirrje për aplikim nuk është lajmëruar askush, duke bërë që të dështoi komplet tenderi.

Një tender i shpallur nga Faton Peci, që drejton Ministrinë e Bujqësisë e që duket më shumë kishte qëllime sa për t’u hyrë në hatër prodhuesve vendorë, ka dështuar.

Ata që merren me prodhimin e produkteve ushqimore kanë vendosur ta injorojnë komplet thirrjen e Pecit, duke bërë që tenderi të dështoi komplet.

Këtë fat të keq e ka bërë publik vetë ministria, duke e publikuar njoftimin në KRPP, shkruan Demokracia.com.

“Anulohet procedura e prokurimit sepse nuk është pranuar asnjë ofertë. Furnizim me prodhime vendore për nevojat e MBPZHR-së. Data e vendimit mbi anulimin e procedurës 30.07.2024. Numri i tenderëve të pranuar 0”, thuhet në këtë njoftim, përcjell Demokracia.com.

Ministri Peci përmes këtij tenderi kishte synuar që të blejë reçel, djathë, mjaltë, laker, arre dhe lajthi.

“Produkte ushqimore dhe pije. Procedurë e Vlerës Minimale. Vlera e parashikuar 999.00 euro. Afati për dorëzimin e ofertave/kërkesës për pjesëmarrje 29.07.2024. Data e njoftimit 31.07.2024”. /Demokracia.com/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer