Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se manipulimet me çmimet po vazhdojnë, pasi marzha e fitimit për bizneset në disa produkte bazë janë mbi 50 për qind.
Pas rrëzimit të ligjit për çmimet tavan nga Gjykata Kushtetuese, Hajdari tha se argumentet që i kanë pranuar nga kushtetuesja nuk qëndrojnë pasi s’ka pas asnjë shkelje të tregtisë së lirë.
“
Ligji për masat për produktet themelore nuk ka pasur asnjë shkelje të tregtisë së lirë, por ka pasur për të adresuar vetëm manipulime e tregtarëve, jo në përgjithësi por vetëm disa tregtare. Argumentet që i kemi pranua aspak nuk qëndrojnë pasi nuk është e mundshme të shfrytëzohet ligji për rezervën shtetërore në rast se ka çrregullim në treg“, ”, tha ajo në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet Raporti për Kosovën nga Bashkimi Evropian për vitin 2023.
Mirëpo, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, akuzoi ministren se ka shkel Kushtetutën, madje sipas tij Hajdari edhe ka keqpërdorur me rezervat shtetërore./KP/