Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu, është arrestuar nga autoritetet e Gjykatës Speciale gjatë mëngjesit të së enjtes në shtëpinë e tij.
Djali i Fazliut, Fahriu, ka reaguar me një mesazh mbështetjeje për të atin, duke i kërkuar të qëndrojë i fortë dhe duke i kujtuar sakrificat e bëra gjatë luftës.
Ai theksoi se Serbia kishte vrarë dy vëllezërit e tij, Fahri e Bahri Fazliu, dhe uroi lirinë e shpejtë për të gjithë çlirimtarët e Kosovës.
“Mirëmengjesi bablok jem a je çu a ke pushu? Qëndro i fortë siç dite me qëndru i fortë e stoik edhe kur t’i vrau Serbia dy vëllezërit e tu, Heronjtë e Kombit, Fahri e Bahri Fazliu”, shkroi ai në Facebook.
Ndërkohë, sot ai konfirmoi se babai i tij ende po mbahet në zyrat e EULEX-it, dhe se nuk dihet se kur do të transferohet për në Hagë.