Të hënën e 9 nëntorit është paralajmëruar shkarkimi i drejtorit të prokurimit të Komunës së Skenderajt, shkruan portali rajoni.org.
Rajoni mëson nga burimet e veta së emri favorit që mund t’a zëvendësoj Haxhi Bejtën në rast shkarkimi, është zyrtarja e burimeve njerëzore, Mirjeta Rukolli.
Përveç si profesioniste, Mirjeta Rukolli njihet edhe për afërsin me kompaninë Rukolli.
Kujtojmë që ajo edhe me herët kishte pretenduar poziten e të parës në zyren e prokurimit në Skenderajt.
Kujtojmë që pas denimit të Haxhi Bejtës, është deklaruar për periskopin edhe Fadil Nura.
“Ai sigurisht që tërhiqet prej përgjegjësive që ka deri në një vendim të shkallës së dytë. Besoj të hënën sigurisht personi në fjalë në këtë rast zotëriu do të tërhiqet prej përgjegjësive që ka. Të hënën me vjen aktgjykimi edhe personi tërhiqet, dhe është e vërtetë ajo çka është, po derisa ta kem aktgjykimin në dorë edhe formal, atëherë masat do të jenë konform përgjegjësive politike, morale dhe ligjore”, ka deklaruar Nura.