Thursday, October 9, 2025

Mitrovicasëve u ofrohen shërbime paliative pa pagesë 7 ditë në javë nga profesionistët e KosovaMed

KosovaMed në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës dhe QKMF-në Mitrovicë, tashmë po ofrojnë shërbime paliative pa pagesë për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.

Ekipet profesionale të KosovaMed ofrojnë vizita mjekësore, terapi dhe kujdes shtëpiak gjatë 7 ditëve në javë.

Prej muajit shtator të vitit 2025 është fuqizuar shërbimi i kujdesit mjekësor shtëpiak dhe tash janë funksionale katër ekipe mjekësore, ku secili ekip përbëhet nga mjeku, dy infermierë dhe asistenti i logjistikës.

Gjithashtu në kuadër të kujdesit mjekësor shtëpiak është angazhuar edhe një laborant për rastet kur këta pacientë kanë nevojë për analiza laboratorike.

Përmes këtij shërbimi është menduar edhe për banorët e Shalës së Bajgorës, ku një ekip mjekësor është vendosur në Ambulancën e Mjekësisë Familjare në Bajgorë dhe prej aty ofron shërbime të kujdesit mjekësor shtëpiak në fshatrat e kësaj zone.

Ky shërbim mjekësor familjar po ofrohet përmes “KosovaMed Healthcare”, e cila është e licencuar nga Ministria e Shëndetësisë për ofrim të shërbimeve shëndetësore-ordinancë mjekësore dhe është e licencuar për ofrimin e Shërbimeve Sociale dhe Familjare, sipas licencës së Departamentit të Shërbimeve Sociale dhe Familjare pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Telefoni kontaktues për të marrê shërbime shëndetësore: +383 45 822 824

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer