Friday, December 5, 2025

Mitrovicasja falënderon publikisht ekipin shëndetësor: Na lehtësuan dhimbjen me profesionalizëm e ngrohtësi

Qytetarja mitrovicase, Rina Vuçetaj Haxhimehmeti ka falenderuar publikisht ekipin e Shërbimit Shëndetësor Shtëpiak në Mitrovicë për kujdesin që ata treguan ndaj familjares së saj tashmë të ndjerë e cila po përballej me kancer.

Ajo tha se ekipi shëndetësor ishin të shpejtë, profesional e me shumë ngrohtësi ata i lehtësonin dhimbjen jo veç familjares së tyre, por të gjithë familjes.

Postimi i plotë:

FALENDERIM PUBLIK

Ne kete kohe kur, lajmet jo te mira jane te shpeshta dhe (m’duket) zymtesia na eshte bere pjese e bisedave te perditshme, rralle na ndodhe te degjojme per nje histori a perjetim qe te ben me qene falenderues qe jeton ne kete vend. Per fat te keq, historite pozitive jane edhe me te rralla kur teme bisede eshte shendetesia. Kjo sepse, kur kemi nevoje per dikend, i gjithe fokusi yt eshte aty, te ata. Njerezit, ne ditet me te veshtira, shpesh ilaç e kane edhe nje bisede te mire sepse bashke me terapine dhe kujdesin marrin energji dhe shprese. Kjo ishte saktesisht ajo qe sollen QKMF-Mitrovicë Shërbimi shëndetësor shtëpiak ne shtepinë tonë, per muaj me radhe.

Duke qene se nana Zepë vuante nga nje kancer agresiv, gjendja e saj perkeqesohej nga dita ne dite. Sherbimi shendetesor shtepiak ishte ajo rrezja e drites per te cilen jo vec ajo, por e gjithe familja jone kishte nevoje. Te shpejte, profesional, plot buzeqeshje dhe ngrohtesi – ata erdhen sa here qe kishim nevoje, per te ja lehtesuar dhimbjet e trupit dhe shpirtit.
Nana me porositi qe t’i falenderoj publikisht dhe ky postim eshte nje amanet. Doktoreshes Ereza, infermieres Teuta Shala Kuqi, Gezim Rames dhe gjithe ekipit do te ju jemi perjetesisht falenderues. U shtofshin njerezit si ju.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer