Saturday, May 3, 2025

Mitrovicë: Nënkryetari Tahiri nderon 19 martirët e Kçiqit – Inaugurohet pllaka përkujtimore

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka marrë pjesë sot në ceremoninë përkujtimore për 19 martirët e fshatit Kçiq, të cilët dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, shkruan rajoni.org.

Ai tha sëfshati Kçiq ka dhënë shumë për Mitrovicën dhe për gjithë Kosovën

“Fshati Kçiq ka dhënë shumë për Mitrovicën dhe për gjithë Kosovën. E sot, së bashku me banorë dhe përfaqësues komunalë e qendrorë, nderuam me respekt të thellë sakrificën e 19 martirëve që u flijuan për Kosovën e lirë dhe të pavarur. Në nderim të tyre, Komuna e Mitrovicës ka ngritur pllakë përkujtimore për ta bërë të pavdekshëm kujtimin dhe sakrificën e tyre”, ka shkruar nënkryetari Tahiri./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer