Në një vizitë të veçantë në Mitrovicë, qytetin me një histori të pasur dhe njerëz të jashtëzakonshëm, kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, sot ka takuar dy intelektualët e shquar, profesor Muhamet Hajrizi dhe Smajl Smakiqin.
Të dy këta figura të njohura për kontributet e tyre në shoqëri, janë vlerësuar nga Gruda për dedikimin dhe vizionin e tyre të jashtëzakonshëm, duke ofruar shembuj frymëzimi për brezat e rinj, shkruan portali rajoni.org.
”Në Mitrovicë, qytetin me një histori të pasur dhe njerëz të jashtëzakonshëm, pata kënaqësinë të takohem me profesorin Muhamet Hajrizi dhe Smajl Smakiqin, dy intelektualë të spikatur dhe kontribues të rëndësishëm. Me përkushtimin dhe vizionin e tyre, ata kanë dhënë një shembull të shkëlqyer për brezat e rinj. Biseduam për sfidat dhe potencialin e vendit tonë për ma mirë. Faleminderit për mikpritjen dhe frymëzimin që na jepni të gjithëve! #PDK131 #BedriHamza1 #MemliKrasniqi2 #PërparimGruda29”, ka shkruar Gruda.