Dje rreth orës 00:15 të mesnatës në “Rrugën e Ulqinit” në Mitrovicë dy zyrtarë policorë dhe dy qytetarë kanë pësuar lëndime trupore pasi janë goditur nga një veturë derisa ishin në vendngjarje në një aksident trafiku, shkruan portali rajoni.org.
Policia bënë të ditur në raportin 24-orësh së lëndime trupore ka pësuar edhe i dyshuari/drejtuesi i veturës që ka shkaktuar aksidentin pasi është ndeshur me veturën zyrtare të policisë.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Rasti në hetime.