E mërkurë, 20 Nëntor, 2024

Mjafton penalltia e Odegaard, Arsenal ia del edhe me inferioritet numerik

Arsenal ka mundur 1-0 Crsytal Palace në transfertë dhe ka marrë fitoren e dytë në po kaq ndeshje të luajtura në sezonin e ri të Premier League Siç e tregon edhe rezultati, nuk ka qenë një ndeshje e lehtë për skuadrën e Mikel Arteta-s.

Sfida e luajtur ne Selhurst Park është zhbllokuar në minutën e 54-t nga një penallti e Martin Odegaard. Në minutën e 67-të, Topçinjtë kanë mbetur me dhjetë lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Tomiyasu.

GOLI

Ai është bërë edhe lojtari i parë i Arsenal-it që ndëshkohet me karton të kuq në Premier League që nga Rob Holding kundër Tottenham në majin e 2022-shit. Pavarësisht inferioritetit numerik, Arsenal ka arritur të ruajë avantazhin dhe të marrë tri pikët. Topçinjtë kryesojnë renditjen e kampionatit me pikë të barabarta me Brighton-in dhe Manchester City-n.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer