E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Modelja e njohur flet për ndarjen nga bashkëshorti pas 13 vitesh martesë

Gisele Bündchen ka folur së fundmi për ndarjen nga Tom Brady në një intervistë me Robin Roberts në IMPACT x Nightline. “Unë mendoj se, ju e dini, ka ditë më të lehta se të tjerat dhe unë mund të kontrolloj vetëm atë që bëj”, i tha ajo Roberts për bashkëprindërimin në klipin paraprak të publikuar të mërkurën.

“Gjithçka që kam përjetuar, më bëri të kuptoj se çfarë dua dhe çfarë nuk dua. Në fund të ditës, nëse nuk je i sinqertë me atë që je, atëherë nuk funksionon”, shtoi ajo.

Mes lotësh, Gisele Bündchen flet për ndarjen nga Tom Brady!
Teksa pyetet nëse do të jetë në gjendje t’i hapë sërish zemrën dikujt, nuk u dëgjua veçse një “Ummm”. Burimet thonë se Bündchen është duke u takuar me instruktorin jiu-jitsu Joaquim Valente. “Po jetoj të vërtetën time dhe nuk po kërkoj falje për të”, dëgjohet ajo në fund të klipit.

Mes lotësh, Gisele Bündchen flet për ndarjen nga Tom Brady!
Kujtojmë që Tom dhe Gisele konfirmuan në tetor 2022 se po divorcoheshin pas 13 vitesh martesë. Ata janë prindër të djalit Benjamin dhe vajzës Vivian. Brady është gjithashtu baba i djalit Jack me ish-Bridget Moynahan./Bordo.al

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer