Prezantuesi dhe modeli i njohur, Meti Lashiqi, për shumë kohë qëndroi larg televiziont e kamerave.
Kjo pasi ai iu përkushtua jetës private, përkatësisht gruas dhe fëmijëve me zhvendosjen e familjes në Suedi.
Megjithatë, ai së fundmi duket se është rikthyer në Kosovë dhe siç raporton “Prive”, është ndarë nga bashkëshortja e tij, Blerta.
Moderatori i “1 kafe me Labin” mesa duket i ka dhënë fund martesës disa vjeçare, teksa këtë gjë e “konfirmon” edhe Instagrami i tij, nga ku janë fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta me ish-gruan.
“Prive” e ka cilësuar si “të vërtetë” lajmin e qarkulluar për ndarjen e tyre, në rubrikën e përjavshme “E vërtetë/e pavërtetë”.
I njëjti pas rikthimit në Kosovë është angazhuar në biznes me hapjen e një restoranti të ri në kryeqytet.