Kandidati nga radhët e PDK-së, për deputet në Parlamentin e Kosovës, Jakup Nura, që bartë numrin 11 në listën e kandidatëve, po mirëpritet si kandidat, jo vetëm në Skenderaj, prej nga edhe vjen Nura, por edhe më gjerë, përtej kufijve të saj, më fjalë tjera në gjithë Kosovën.
E kaluara e tij ushtarake në luftën çlirimtare, lidhjet me bashkëluftëtarë që i ka mbajtur gjallë sot e asaj dite, janë faktorët pozitivë që i hapin Nurës terren për votë.
Një aspekt tjetër që e favorizon në këtë rrafsh, është edhe modestia e tij.
Një ndër të rrallët që pas përfundimit të luftës, kur përfundoi në mënyrën më të dinjitetshme borxhin ndaj atdheut, vari uniformën ushtarake në varëset e historisë së Kosovës, duke ia lënë vetëm analeve të historisë kontributin e çmuar të angazhimit të tij për liri, bashkë me pjesëzat e afërsisë me Adem Jasharin, i cili ka qenë shok tejet i afërt me Jakup Nurën.
Sot, pas gjithë kësaj periudhe, kur kujton ato momente, tek Nura vërehet një nostalgji e pashpjegueshme dhe e arsyeshme.
Momentet e përbashkëta me Adem Jasharin, aksionet ushtarake në luftë dhe shoqëria me idealin e çështjes kombëtare në ballë, janë domëthënëse për Nurën. Kjo është vërejtur edhe në paraqitjet e tij publike, kur rrëfimi për ato momente është shoqëruar me mallëngjim, teksa flet për përjetimet e kohës.
Si përfundim, sot votuesi në listë të kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës, ka shokun e ngushtë të kryekomandantit të UÇK-së, Adem Jashari, ka një kandidat me potencial të lartë dhe një personalitet, pika më e fortë e të cilit është modestia.