Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Pronari i furrës “Diellza”, Arsim Morina ka vrarë me armë zjarri punëtoren e tij, Nexhmije Haradini e më pas edhe vetën.
Dy trupat e pajetë të viktimave janë gjetur tek një nënkalim që është afër furrës.
Dy viktimat nuk kanë lidhje familjare mes vete.
Ndërkaq, media lokale, Veriu Info, ka publikuar një video të re, ku sipas pretendimeve të tyre burri i gruas së vrarë ka arritur në vendin e ngjarjes, dhe shihet në gjendje të rëndë.