Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth arrestimit të një personi i cili dyshohet se ka kryer vjedhje në në filialin e një banke në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë.
Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi për Insajderin se personi i dyshuar N. D është arrestuar menjëherë pas raportimit të rastit pak metra larg nga vendi i ngjarjes.
“Lidhur me këtë rast policia është në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati”, tha ajo.
RTV 21 ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
RTV 21 ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.