Është publikuar momenti i arrestimit të kosovarit, Liridon Rexhepit, nga intelegjenca turke, transmeton portali rajoni.org.
Rexhepi dyshohet se ka menaxhuar rrjetin financiar të Mossad-it në Türkiye. Arrestimi i tij është realizuar nga inteligjenca turke në kuadër të një operacioni të fshehtë.
Rexhepi, për të cilin është përcaktuar se ka kryer incizime me dron dhe aktivitete operative psikologjike kundër politikanëve palestinezë me udhëzimet e Shërbimit izraelit të inteligjencës, mësohet se ka transferuar para për personelin e terrenit në Türkiye që përpilonin informacione lidhur me Sirinë.
MIT ka përcaktuar se të gjitha lëvizjet e Rexhepit, veçanërisht lëvizjet e dyshimta në llogaritë e tij, janë monitoruar dhe ai ka bërë transferta të shumta parash për personelin në terren në Türkiye nëpërmjet Western Unionit. Aktivitet e tij janë monitoruar nga 25 gushti kur ai ka hyrë në Türkiye.
Si rezultat i punës së koordinuar midis MIT-it dhe Departamentit të Antiterrorit të Policisë së Istanbulit, Rexhepi është ndaluar më 30 gusht. Rexhepi në deklaratën e tij në polici pranoi se ka transferuar para, ndërsa me urdhër të gjykatës u arrestua.
– Deshifrohet rrjeti financiar i Mossad-it
Si rezultat i operacioneve të MIT-it, është përcaktuar se Mossad-i, për personelin e tij në terren në Türkiye ka transferuar para nga vendet e Evropës Lindore, veçanërisht nga Kosova.
Si rezultat i monitorimit të parave, u mësua se personeli në terren në Türkiye i transferonte paratë që vinin nga Kosova në nënburime në Siri përmes Western Unionit dhe kriptomonedhës.