Fatmirësisht sot gjatë ditës është gjetur i riu Agon Misini i cili u raportua i zhdukur më datë 02.06. 2023, rreth orës 22:30 nga Komuna e Shtimes.
Që nga dita e raportimit, ekipet e policisë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ishin në kërkim të personit të zhdukur.
Ai u gjet sot rresh orës 14:50 nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në rajonin Shtimes. Gjendja e tij shëndetësore, sipas mjekëve është e mirë.
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka ndarë pamjet kur u gjet në gjendje të mirë Agoni.