E premte, 15 Nëntor, 2024

Momenti që ‘nxori jashtë’ studios Ylli Hoxhën: E transktiptuar dhe përmes fotografive

Analisti Ylli Hoxha ka lëshuar studion e debatit Plus në Dukagjini, shkaku i përplasjes me Asdren Shalën e PSD-së.

Në debatin rreth statusit të Faton Kliankut, Shala i PSD-së ka thënë se ekziston një frymë anti-UÇK në vend.

Në një moment duke polemizuar ne analistin Ylli Hoxha, ky i fundit ka lëshuar studion pasi Shala tha se ‘Veton Surroi ka qenë person që i ka shërbyer Jugosllavisë’.

Këto janë replikat mes tyre, që i transkripton Periskopi:

Ylli Hoxha: Ti s’je për me shpallë këtu tradhtarë, veç po folë këtu për gjithkë, e përmende një personalitet, Veton Surroin, marre duhet me të ardhë..

Asdren Shala: Jo s’më vjen marre, çfarë personaliteti, ai është person dhe unë jam historian, ai person i ka shëryber Jugosllavisë.

Yll Hoxha: Marre duhet me të ardhë, po masi të ka thirrë ky [Ermal Panduri], këtu…

Shala: Për çka marre?

Yll Hoxha: Marre duhet me të ardhë more…

Pas polemikës së ashpër, Hoxha lëshon studion.

Në këtë emision debati, janë inkuadruar një seri figurash publike sonte, përfshirë edhe vetë z.Faton Klianku, i cili tha se ‘s’ka kurrfarë kërcënimi në  mesazhin e tij në Facebook’./Periskopi|

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer