Morena Taraku është mjaft aktive në rrjetet sociale, e cila publikon madje edhe momente nga jeta e saj private.
Morena ka pozuar para pasqyrës për disa foto mjaft provokuese, teksa vuri në pah linjat joshëse të trupit.
Teksa dukej në formë të mrekullueshme, 30-vjeçarja pozoi e veshur me një bluzë të shkurtër të bardhë që ishte e hapur në pjesën e shpinës.
Pjesa e sipër e veshjes u kompletua me një palë xhinse dhe atletet të bardha, ndërsa flokët i la natyrale të lëshuara sipër.
Ndërkohë, kujtojmë që Morena prej vitesh pasionin e saj për muzikën e ka treguar duke sjell herë pas here këngë të reja.
Pak javë më parë, bukuroshja solli një bashkëpunim të ri me artistin e njohur, Skerdi “Mall”.
Kënga u prit mirë dhe deri më tani ka grumbulluar afro dy milionë klikime në kanalin zyrtar të Skerdit në YouTube.