Wednesday, October 8, 2025

Mospajtime në mes Faton Pecit e Armend Mujës: Peci e akuzoi se “po ia dështon tubimet”, Muja nuk i shkoi në tubim në Zhabar – Albin Kurti erdhi për t’i pajtuar

Fushata elektorale për zgjedhjet e 12 tetorit në Mitrovicë, ka marrë dinamikë të madhe, e madje po ka edhe tensione.

Mitropol ka marrë informacione të sigurta se kandidati Faton Peci e ka akuzuar kryetarin e degës së VV-së në Mitrovicë, Armend Mujën, se po ia dështon tubimet.

Madje, për këtë cështje Armend Muja u ftua në Qendrën e VV-së në Prishtinë, me qëllim për të qetësuar situatën e acaruar në ditët e fundit të fushatës.

Se Muja e Peci kanë mospajtime, u pa edhe në tubimin e koalicionit në Zhabar, ku vetëm Armend Muja mungoi, gjë e rrallë në këtë fushatë pasi ai ishte i pranishëm në cdo tubim.

Ky mospajtim, sic mësohet, ka detyruar edhe Albin Kurtin të vijë sot papritur dhe shkurtimisht në Mitrovicë. Kurti qëndroi shkurt në një takim dhe u largua për të bërë fushatë në komunat e tjera.

Ndryshe, Faton Peci ka pasur disa herë pakënaqësi dhe dyshime në njerëzit e degës së VV-së në Mitrovicë. Kjo kishte bërë që, pas ankesës në qendër, eksponentë të lartë të partisë të vijnë në Mitrovicë për të takuar njerëzit e rëndësishëm të VV-së në këtë qytet, për të kërkuar mbështetjen për Faton Pecin. Po ashtu, për arsyen e njëjtë, sekretari Alim Rama kishte ftuar në takim në Prishtinë figurat e kësaj partie në Mitrovicë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer