Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) njofton se ditët e para të kësaj jave do të karakterizohen nga mot i nxehtë dhe me diell.
Sipas parashikimeve të IHK-së, nga mesi i javës pritet një ulje graduale e temperaturave, e shoqëruar me reshje të përkohshme shiu.
Indeksi i rrezeve UV do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve 09:00–17:00. Grupet më të rrezikuara mbeten të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 14 dhe 17°C, ndërsa ato maksimale nga 28 deri në 32°C.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 8 metra për sekondë.