Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 12 deri 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19 deri në 22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i verilindjes.
Nga dita e martë e deri të premten mëngjeset e hershme mund të shoqërohen me mjegull të radiacionit si pasojë e rënies së temperaturave minimale.