Kryetari dhe kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka ndarë një ngjarje interesante që ka ndodhur dje dje gjatë hapjes së fushatës së LDK-së në Prishtinë.
Abdixhiku ka treguar se si një grua e cila ishte e vendosur në prag të foltores, e kishte drejtuar telefonin nga ai. Në telefon shihej një burrë i shtrirë në spital.
“Po i transmetonte, drejtpërdrejtë, gjithë ngjarjen atij. Dashuri. E madhe madje. Edhe për njëri-tjetrin, edhe për vet lidhjen tonë!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Abdixhiku ka sqaruar se ajo grua e ka vëlla personin që po e përcillte tubimin nga spitali.
“E çfarë s’bën motra për vëllain?”, ka pyetur tutje kreu i LDK-së.
Zonjë e zotëri, ju faleminderit që keni kaq përkushtim për ne, për LDK-në dhe Kosovën tonë! Qoftë e kaluar kjo përballje shëndeti e u pafshim në takimet tjera!”, ka shkruar tutje ai.