Saturday, May 31, 2025

Motra e shefit të kabinetit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Visar Syla, punësohet në Zyrën e Pensioneve në Mitrovicë

Motra e shefit të kabinetit të kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Visar Syla, është rehatuar me vend pune në Zyrën e Pensioneve në Mitrovicë.

Visar Syla, i cili mban pozitën e shefit të kabinetit të kryetarit Erden Atiq, po perceptohet si një figurë me ndikim në Vetëvendosje dhe në qeverisjen lokale – ndonëse i është bashkuar këtij subjekti politik relativisht vonë.

Agnesa Syla, motra e tij, ka fituar pozitën e zyrtares për Skemat Pensionale në Mitrovicë. Ajo doli e para në një konkurs me 59 kandidatë të tjerë që kishin kaluar fazen fillestare, duke marrë gjithsej 96.8 pikë.

Mbetet e paqartë nëse ajo ka përvojë institucionale pasi duket e çuditshme që ajo të dale më e mira nga shumë kandidate tjera të përgatitura dhe me përvojë që ishin.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer