E mërkurë, 15 Janar, 2025

Mourinho i thotë “po” ofertës së pasur, por nuk largohet nga Roma

Në fund, edhe Jose Mourinho ka pranuar ofertën e pasur të Arabisë Saudite. Megjithatë, nuk do të largohet nga Roma.

Trajneri i është bashkuar Mahd Sports Academy, këshill administrativ i dedikuar ndaj vlerësimit të talenteve të reja për të formuar një brez futbollistësh kampionë.

Lajmi është dhënë nga agjencia saudite e lajmeve Spa dhe e përditshmja spanjolle AS. Special One do të jetë kështu në kontakt me disa emra të njohur të Lindjes së Mesme, si princi Abdulaziz bin Turki al-Faisal.

Siç u tha më sipër, kjo detyrë e re do të ndërthuret shumë mirë me detyrën si trajner i Roma-s, që aktualisht është shumë aktive në merkato.

Kështu, Mourinho nuk do të largohet nga stoli verdhekuq, të paktën për momentin.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer