E shtunë, 2 Nëntor, 2024

MSH merr objekt me qira 20 mijë euro në muaj për staf të inspektorateve

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Arben Vitia, do të paguaj 20 mijë euro qira në muaj për akomodimin e stafit të tri inspektorateve. Sipas kontratës së publikuar nga kjo ministri vlera totale për 60 muaj është 1 milionë e 242 mijë euro, dhe objekti ndodhet në Prishtinë, shkruan Insajderi.

Sot MSH, ka shpallur fitues të kontratës 1,242,000.00€, ofertuesin “Olti Trasing ShPK”.

Kjo kontratë u dha për marrjen me qira të një objekti.

Sipas njoftimit të dhënë nga Ministria e Shëndetësisë, objekti do të shfrytëzohet për akomodimin e stafit të tri inspektorateve: Shëndetësor, Farmaceutik dhe Sanitar.

Kjo kontratë u dha për 60 muaj, e që me llogaritje i bie që MSH do të paguaj 20.700€ në muaj.

Mbështetur në kërkesën me numër protokolli 05-5178, Divizioni i Komunikimit me Publikun, bazuar në thirrjen publike të Ministrisë së Shëndetësisë me datën 21.05.2024, për marrjen me qira të një objekti për akomodimin e stafit të tri inspektorateve: Shëndetësor, Farmaceutik dhe Sanitar, njofton se pas shqyrtimit dhe vlerësimit të aplikacioneve nga Komisioni vlerësues, Ministria e Shëndetësisë shpërblen me kontratë ofertuesin  “Olti Trasing ShPK” (Rr. Bill Klinton, Prishtinë). Vlera totale e ofertës së përzgjedhur është 1,242,000.00€ për 60 muaj“, thuhet në njoftim.

Cilat ishin kriteret e MSH-së?

Në thirrjen që ishte hapur me datën 21.05.2024, janë dhënë edhe disa kritere që duhen plotësuar nga personat për dhënie me qira të objektit.

Aty thuhet se objekti duhet të ketë hapësira për zyra dhe shërbime prej 1300 deri 1400 metër katror.

Po ashtu kërkesë tjetër ishte që të mos jetë larg nga qendra si dhe të ketë ngrohje.

Kriteret e kërkura nga MSH:

  1. Objekti  duhet  të ketë hapësira për zyra dhe shërbime prej 1300 deri 1400 metër katror;
  1. Të jetë i përshtatshëm për mundësi ndërhyrje nga  qiradhënësi për ambient për punë, i ndarë nga veprimtari të tjera (kati);
  • Vërtetimi tatimorë që dëshmon se nuk ka obligime tatimore;
  1. Të ketë leje ndërtimi dhe përdorimi (Certifikatën e përdorimit sipas Ligjit për Ndërtimin);
  1. Jo më larg se tre pikë pesë (3.5) kilometra nga qendra, pikë referimi Hotel Grandi;
  1. Të ketë vend parkingje për vetura të paktën tridhjetë (30) ;
  1. Të ketë qasje të lehtë në rrugë;
  1. Ngrohje, rrymë, rrymë alternative/gjenerator, ujë, ventilim, ngrohje nga ngrohtorja e qytetit, përparësi nëse plotësohen edhe kushtet të tjera;
  2. Infrastrukturë për qasje në internet, ndriçim natyror;
  1. Në rast që objekti ka dy (2) etazhe të ketë se paku dy (2) tualete për femra dhe dy (2) për meshkuj në secilën etazh/kate, nëse hapësira shtrihet vetëm në një etazh/kate të ketë tri (3) tualete për femra dhe tri (3) tualete për meshkuj me nga tre lavaman duarsh;
  1. Hyrja kryesore të jetë së paku prej 1.5m deri në 2.5m gjerësia;
  1. Lartësia e objektit/katit minimum 2,6 m;
  1. Qasje për persona me nevoja të veçanta, hyrja të lehtë/ashensor;
  1. Objekti të jetë në zonë e cila ka qasje në linjën e Trafikut Urban.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer