Kandidati i LDK-së për Kryetar të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka nisur sot fushatën zgjedhore duke i ftuar qytetarët në një garë me respekt dhe dinjitet, shkruan rajoni.org.
Në një postim drejtuar qytetarëve, Muhaxheri theksoi se po garon për mandatin e katërt me numrin 113, duke e cilësuar besimin e qytetarëve si shtyllën kryesore të përkushtimit të tij.
Postimi:
Të dashur qytetarë,
Sot fillojmë fushatën zgjedhore për qytetin tonë. Le ta bëjmë këtë garë me respekt e dinjitet, siç i ka hije Pejës.
Unë jam para jush sërish, me zemër plot besim e përkushtim, për të kërkuar mandatin e katërt si Kryetar i Komunës, nga radhët e LDK-së – me numrin 113.
Bashkë e kemi ndryshuar Pejën, bashkë do ta çojmë edhe më larg!
#KryetarIPuneve #JoPremtime #PejaPertej