Gazmend Muhaxheri, kryetar i Komunës së Pejës, ka publikuar një fotografi pas sulmit fizik që e përjetoi disa orë më parë.
Muhaxheri ka shkruar se është shëndosh e mirë.
Tutje, ai ka falënderuar të gjithë ata që janë interesuar për rastin.
“I rrethuar mes miqëve.
Pas sulmit te befasishëm, jam shëndoshë e mirë. Ju falenderoj të gjithëve për interesimin” – ka shkruar Muhaxheri.