Kombëtarja e Shqipërisë ka publikuar listën e të ftuarve për dy ndeshjet e ardhshme të muajit shtator.
Shqipëria do t’i zhvillojë ndeshjet ndaj Çekisë si mysafir më 7 shtator dhe tre ditë më vonë ndaj Polonisë në “Air Albania”.
Për herë të parë ftesë kanë marrë dy lojtarët kosovarë, Arbnor Muja dhe Mirlind Daku.
Të dy kishin pritur ftesa më herët nga Kosova por dyshja tani kanë zgjedhur ta përfaqësojnë Shqipërinë.
Kësisoj, selektori Sylvinho ka ftuar dy lojtarët kosovarë për këto dy ndeshje të shtatorit.