Tuesday, October 28, 2025

Mulla Osmani ‘denoncon’ padrejtësinë ndaj vajzës së tij: Aplikoi në Ministri të Mbrojtjes për psikologe klinike

Mulla Osmani, hoxha i famshëm nga Drenica, ka reaguar ashpër ndaj një padrejtësie që ai pretendon se e bënë insitucionet e shtetit, ndaj vajzës së tij. Osman Musliu, ka publikuar dokumente, duke përshkruar se vajzës së tij iu bë e padrejt dhe se nuk do të ndalet dhe me të gjitha mjetet do ta mbroj të drejtën e vajzës.

Lexojeni të plotë:

Reagim publik !!!!!

Nëse drejtësia s’na dëgjon, do ta bëjmë të na dëgjojë!

E rrita. E edukova. Me mund e shkollova në Kosovë, Stamboll e në Amerikë. Vajzën.

Kaluam vite larg njëri-tjetrit. Ajo u shkollua, u avancua, u dallua. E në fund, në fund u kthye. Refuzoi karrierën në Amerikë për t’u kthyer në vendlindje — me shpresë, me vullnet, me kurajo.

Ndërsa sot, sot institucionet e shtetit dhe prokuroria po e shkelin me dy këmbët. Mua si prind, dhe atë si vajzë.

Aplikoi në konkursin e hapur nga Ministria e Mbrojtjes për psikologe klinike, ia fshehën dokumentet; pas reagimit tonë na thanë se kishin gabuar, por gjithsesi e eliminuan nga konkursi. Matrapazët. Në vend të saj punësuan dikë tjetër, pa të drejtë e pa licencë. Dallavergjinjët.

Shkelje e dallavere në aplikim për punësim. Shkelje e dallavere nga prokuroria. Më saktësisht, prokurori Besnik Jakupi dhe prokurori i shkallës së dytë Shkëlzen Ibrahimi.

Ia qajmë hallin mediave; bëhet intervista. Por, një dorë e errët e fort e panjohur intervenon disi dhe intervista nuk transmetohet.

E drejtësia hesht. Jo, edhe më keq — shtyp. Nëpërkëmb. Një vajzë me shumë përgatitje e me aq shumë dashuri për këtë vend.

Si duket disa duar janë fort të gjata e fort të errëta!

Por s’kemi ndërmend të dorëzohemi. Dallavergjitë e matrapazët s’mund të fshihen pas petkut të institucioneve. Dhe s’mund të na shkelin as të na heshtin.

Nuk kemi duruar. Dhe nuk durojmë. Qoftë edhe me të gjitha mjetet e mundshme; të gjitha mjetet e mundshme.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer