E premte, 27 Dhjetor, 2024

Mungon Rrahmani dhe Vojvoda, Gliha publikon listën me “dardanët” e përzgjedhur për sfidat e tetorit

Pas publikimit të listës së lojtarëve të grumbulluar për sfidat e muajit tetor nga tekniku Sylvinho, mesditën e kësaj të premteje, listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidat e ardhshme të kualifikueseve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024 i ka publikuar dhe tekniku i Kosovës, Primoz Gliha.

Risia e listës është  “arkitekti” i mesfushës së Ballkanit të Ilir Dajës, Qëndrim Zyba, i cili shkëlqeu dhe në përballjen e mbrëmjes të së enjtes, ndaj Dinamo Zagreb, ku “dardanët” triumfuan me rezultatin e pastër, 2 me 0.

Përsa i përket mungesave, tekniku Gliha do të vuajë plot 8 të tilla, Amir Rrahmanin, Mërgim Vojvodën, Ibrahim Dreseviçin, Valon Berishën, Ermal Krasniqin, Arbër Zenelin, Andi Hotin dhe Valon Zumberin.

Ndërkaq, kujtojmë se në sfidat e muajit tetor, Kombëtarja e Kosovës do të përballet fillmisht me Andorrën, më 12 tetor dhe pas 3 ditësh do të presë në “Fadil Vokrri”, Kombëtaren e Izraelit.  /i.m /abcnews.al 

Lista e lojtarëve:

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer