Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka folur pas takimit të mbajtur nga Grupi Parlamentar i partisë në selinë qendrore.
Mustafa ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka 66 ulëse dhe s’bëhet zgjidhja pa partinë që drejton Kurti.
Ai ka përsëritur që s’ka asnjë emër të propozuar në mënyrë zyrtare.
“Partia në pushtet ka 66 ulëse. Pa ta s’bëhet kjo punë. Nuk ka ende asnjë propozim. Zyrtarisht s’ka asnjë propozim formal”, ka thënë Mustafa.