E premte, 25 Tetor, 2024

“Na mungon Hashim Thaçi”, Grenell thirrje Vuçiqit: Mos bjer në ‘grackën’ e Kurtit

Në një postim të radhës në “X”, Grenell ka thënë se presidenti serb, Aleksander Vuçiq, nuk duhet “të bie në grackën” e kryeministrit kosovar, duke iu referuar veprimeve dhe situatës për dinarin serb.

“Presidenti serb Aleksander Vuçiq nuk duhet të marrë karremin nga Albin Kurti për të përshkallëzuar tensionet. Ai gjithashtu duhet të refuzojë lëvizjet ruse dhe kineze për të përfituar nga situata – dhe në vend të kësaj të qëndrojë pranë SHBA-së dhe BE”, shkroi Grenell.

Sipas tij, ndërkombëtarët duhet të merren me Kurtin dhe veprimet e njëanshme të tij.

“Dhe kjo do të thotë se komuniteti ndërkombëtar duhet të merret menjëherë me veprimet e fundit të njëanshme të Kurtit dhe përbuzjen e SHBA-së. dhe kërkesat e BE-së”, tha tutje Grenell.

“Në kohë si kjo, të gjithëve na mungon Hashim Thaçi”, shkroi Grenell.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer