E enjte, 14 Nëntor, 2024

Nagavci njofton se është bërë pagesa për grupin e parë të aplikuesve

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, tha se sot kanë përfunduar procedurat e pagesës për grupin e parë të aplikuesve.

Kjo vlen për ata që kanë aplikuar deri më 29 gusht për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore.

Sipas saj, numri i përfituesve është mbi 81 mijë. Nagavci ka bërë me dije se numri i tërësishëm i aplikimeve deri tani është mbi 115 mijë, derisa ka thënë se pjesa e mbetur do të trajtohen me grupin e radhës

“Nga të gjitha këto aplikime, janë identifikuar vetëm 75 raste me gabime për të cilat prindërit do të njoftohen për rishikimet e nevojshme. Sikurse kemi njoftuar edhe më herët, aplikimi do të jetë i hapur gjatë gjithë muajit shtator në mënyrë që të sigurohemi që asnjë nxënës për çfarëdo arsye të mos mbetet pa tekste shkollore. Ju sigurojmë se çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve”, ka shkruar Nagavci.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer