Kandidati për kryetar të Drenasit nga iniciativa “Për Drenas e Kosovë”, Naim Bazaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook” ka reaguar ndaj vendimeve që sipas tij merren nga partitë politike në Prishtinë pa njohur realisht problemet e qytetarëve të Drenasit.
Ai ka thënë së banorët e Drenasit vendosin vet për Drenasin.
“Partia në Prishtinë nuk i njeh hallet e Drenasit. Ne i dimë, sepse jetojmë këtu! Hajnat në Prishtinë nuk mund të vendosin për Drenasin. Ne vendosim për komunën tonë, jo të tjerët për ne!”, ka shkruar Bazaj në facebook.