Lecce ka pasur këtë edicion fillimin më të mirë që nga viti 2004/05. Por nisjes së mirë sot i ka dhënë fund Napoli.
Skuadra kampione ka marrë fitore të thellë me rezultat 0-4.
Serinë e golave për skuadrën e trajnerit Rudi Garcia e ka hapur Ostigard qysh në minutën e gjashtëmbëdhjetë.
Lecce ka synuar barazimin me Nikola Krstovic, por nuk ia ka dalë.
Me avantazh minimal është mbyllur pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Napoli ka treguar forcën e vërtetë, duke shënuar edhe tre gola.
Osimhen (51′), Gaetano (88′) dhe Politano (94′) kanë vulosur fitoren e skuadrës e cila sezonin e kaluar e ktheu titullin pas tri dekadave.
Në tabelën që kryesohet nga Inter, Napoli është ngjitur në vendin e tretë, kurse Lecce ka rënë në vendin e shtatë.