E diel, 29 Shtator, 2024

Napoli tregon fuqinë e kampionit në Portugali

Napoli mund të mos e ketë gjetur ende veten në edicionin e ri të Serie A, por ka bërë fillim të mirë në Champions League.

Në ndeshjen e parë të fazë së grupeve ka fituar si mysafir ndaj skuadrës portugeze, Braga.
Ndeshja është mbyllur me rezultat 1-2.
Ka qenë Lorenzo ai i cili me golin e tij në kohën shtesë të pjesës së parë është përkujdesur për një pushim pa presion por edhe për një avantazh të gjatë të napolitanëve.
Portugezët janë munduar ta barazojnë rezultatin dhe ia kanë arritur vetëm në minutën e tetëdhjetë e katërt kur ka realizuar Bruma.
Kur dukej se ndeshja mund të mbyllej baras ka qenë Niakate ai i cili me autogolin e tij vetëm dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt i ka ndihmuar skuadrës italiane që ta bëjë arkëtimin e tri pikëve.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer