Naser Bajraktari, asambleist aktual në Skenderaj, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për mandatin e tretë.
Ai do të garojë me numrin 29 në listën e PDK-së për Asamblenë Komunale.
Në një postim, Bajraktari ka theksuar se pas katër vitesh shërbim me nder dhe përkushtim, synon të vazhdojë punën e nisur.
Ai ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë deri tani dhe u ka bërë thirrje që ta mbështesin edhe në këtë garë zgjedhore.