Tuesday, January 27, 2026

“Natën e zgjedhjeve Abdixhiku ka dhënë dorëheqje – Deklarimi i një zyrtari publik është obligim”, Hoti: Kur e ofron dorëheqjen, mbyllet çështja

Avdullah Hoti që ka shpallur kandidaturën për kryetar të LDK-së, ka thënë në “Pressing” të T7, Lumir Abdixhiku natën e zgjedhjeve ka dhënë dorëheqje.

AI tha se statuti i LDK-së është shumë i qartë, kështu ai tha se do të kërkojë besimin e delegatëve.

“Natën e zgjedhjeve Lumir Abdixhiku ka dhënë dorëheqje, në diskutimet e brendshme ka thënë do t’iu ofrojë dorëheqjet në Kuvendin e LDK-së. Deklarimi i një zyrtari publik është obligim për t’iu përmbajtur, mbi bazën e atij deklarimi që ai do t’ia ofrojë dorëheqjen Kuvendit të LDK-së, prezenca ime këtu është statutare, e kam njoftu opinionin që unë do të dërgojë besimin e delegatëve për të drejtuar LDK-në”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer