Oda e Farmacistëve të Kosovës ka bërë të ditur me dhimbje të madhe ndarjen nga jeta të farmacistes Kaltrina Gashi. Në një njoftim të publikuar, kjo organizatë ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Gashi, të afërmit dhe të gjithë ata që e kanë njohur e punuar me të.
“Me pikëllim të thellë, njoftojmë për ndarjen nga jeta të koleges tonë Kaltrina Gashi. Në këto çaste të rënda, Oda e Farmacistëve të Kosovës, në emër të gjithë komunitetit të farmacistëve, shpreh ngushëllimet më të thella dhe të sinqerta për familjen Gashi, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohën Kaltrinën. Qoftë i përjetshëm kujtimi yt!”, thuhet në njoftim.
Ngushëllime të sinqerta!