E enjte, 6 Shkurt, 2025

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Fitim Halili

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të Fitim Halilit nga Duboci i Vushtrrisë, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur një nga bashkëluftëtarët e tij, deputeti Bekim Haxhiu, duke e cilësuar Halilin si një njeri të fjalës, të besës dhe një luftëtar të paepur që doli fitimtar në betejat për liri, por nuk mundi ta mposhtë sëmundjen.

“Shoku im, gjithmonë do të mbetesh çlirimtar dhe fitimtar. Ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve dhe miqve. Pusho i qetë në parajsë!” – është shprehur ai.

Ndërkohë, shumë ish-bashkëluftëtarë, miq dhe qytetarë kanë shprehur ngushëllime për humbjen e tij, duke vlerësuar kontributin e tij në luftën për lirinë e Kosovës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer