Wednesday, March 26, 2025

Ndahet zyrtarisht nga AAK-ja, ish-deputeti formon një parti të re

Shkumbin Demaliaj nuk do të jetë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ish-deputeti, i cili nuk ishte pjesë e listës së AAK-së për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit, ka bërë të ditur se nesër do të hapen dyert e një subjekti të ri politik, të cilin e ka formuar vet.

Përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, Demaliaj tha se emri i partisë së re do të jetë Iniciativa Qytetare – Demokracia .

Sipas Demliajt, kjo nismë u drejtohet specifikisht qytetarëve të Decanit.

Demaliaj pritet të garojë për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer