E martë, 24 Dhjetor, 2024

“Ndarje si e jona kurrë mos paqtë moj nanë”, kush është vajza nga Skenderaj poezia e të cilës u bë virale

Me një poezi kushtuar nënës së saj u bë teje virale, por kush është autorja Ferdane Sahiti.

Poezia e recituar nga autorja Ferdane Sahiti me tematikë ikjen e të rinjëve nga vendi duke i lënë nënat pas marrjes së rrugës gurbetit, është bërë tejet virale në rrjetet sociale.

Por kush është vet autorja e cila preku zemrat e të gjithëve?

Ferdane F. Sahiti, e lindur  në Kopiliq të Skenderajt në vitin 1989 ku  shkollimin fillor e kreu në Turiçec, të mesmin në Skenderaj, ndërsa studimet universitare dhe pasuniversitare (master) për ekonomi i përfundoi në Prishtinë.

Ferdanja gjithashtu ka të përfunduar edhe fakultetin e infermierisë së përgjithshme në kolegjin AAB, si dhe është duke studiuar për psikologji të përgjithshme, po ashtu duke vazhduar masterin në shkencat e aplikuara në zootekni në Universitetin e Prishtinës.

Që nga mosha e saj shumë e re ajo  është marrë me shkrime të zhanreve të ndryshme, si: tregime, poezi për fëmijë e të rritur etj, disa nga të cilat i ka botuar në disa revista dhe tashmë është autore e shumë librave. Po ashtu është kryedaktore në revistën “Uji” për femijë.

Këto janë vetëm disa nga librat e autores Sahiti:

Gurrë Urtie

Mijëra Fjalë

Kandil pa Fitil

Ti Mundesh

Qëndro Pozitiv

Beso në veten tënde

Guxo

Vepro

Ajka e dashnisë

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer