Policia e Kosovës kanë shpëtuar një person në Mitrovicë të Jugut, i cili sipas organeve të rendit, në orët e para të ditës së premte, kishte tentuar të hidhej nga lartësia.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të ekipës reaguse C të Stacionit Policorë Jugor, është shmangur një tragjedi e mundshme, derisa personi në fjalë është dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor dhe ndihmë të mëtejmë.
“Gjatë natës së datës 31 tetor 2025, policia në Mitrovicën e Jugut, ka pranuar një informatë se një person i moshës madhore kishte hapur dritaren e banesës dhe kishte tentuar të hidhej nga lartësia”.
“Menjëherë pas marrjes së informatës, zyrtarët policorë kanë reaguar me shpejtësi dhe profesionalizëm duke arritur ta lokalizojnë personin në kohë dhe të parandalojnë veprimin e tij. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të policisë, është shmangur një tragjedi e mundshme. Personi në fjalë është dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor dhe ndihmë të mëtejme”.
“Policia falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe inkurajon që raste të tilla të raportohen sa më shpejt në mënyrë që të parandalohet çdo pasojë e mundshme për jetën dhe shëndetin e qytetarëve”, thuhet në njoftim.
