E diel, 27 Tetor, 2024

“Termokos” ndërmarrje shembull, ndan 15 bursa për studentët e UP-së

“Termokos” ka ndarë sërish 15 bursa për studentët e UP-së, kështu ka bërë të ditur kryshefi i Termokosit, Fisnik Osmani.

“Për të dytin vit me radhë kemi ndarë 15 bursa për studentët e drejtimeve teknike të Universitetit të Prishtinës – Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike (FIM), Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) dhe Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit (FIN). Është shumë e nevojshme që të bëjmë veprime konkrete, të ndërlidhim fushën e industrisë me studimet inixhinierike. Praktikën e tillë do ta vazhdojmë edhe në vitet e ardhshme, duke dhënë shembullin që duhet ndjekur! 💚 Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!”, ka shkruar ai në postimin e publikuar në Facebook.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer