E shtunë, 6 Korrik, 2024

Ndërmarrjet publike mbi 100 milionë euro të hyra më pak në 2023-në

Të hyrat e ndërmarrjeve publike qendrore duke përfshirë edhe subvencionet nga Qeveria e Kosovës, kanë qenë më të ulëta në krahasim me vitin 2022.

Sipas të dhënave që janë publikuar në kuadër të projektit CorrWatch “Mbështetje për shoqërinë civile për të rritur mbikëqyrjen publike dhe llogaridhënien e institucioneve publike të Kosovës”, ka rezultuar se ndërmarrjet publike kanë pasur mbi 100 milionë të hyra më pak sesa në vitin 2022.

“Të hyrat e gjeneruara nga Ndërmarrjet Publike Qendrore (përfshirë edhe subvencionet nga qeveria) gjatë vitit 2023 ishin 342 milionë euro, rreth 122 milionë euro (26.3%) më pak krahasuar me vitin paraprak. Rënia buron kryesisht nga të hyrat më të ulëta të KEK-ut krahasuar me vitin 2022, për 114 milionë euro më pak, për shkak të rënies së ndjeshme të çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare dhe uljes së prodhimit në njësitë gjeneruese B1/B2.

Më 21 shkurt ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kishte deklaruar se ndërmarrjet publike po operojnë me humbje.

“Infrakos po operon gjithashtu me humbje. Ndërsa Ndërmarrja Ibër Lepenc ka përmbyllur vitin me fitim. Ndërmarrja Trepça shkaku i krizave është duke operuar me humbje, por jemi duke monitoruar situatën. Gjithashtu jemi edhe në procesin e rivlerësimit të pajisjeve për t’i regjenuar ato që janë të vjetra e disa jashtë përdorimit”, kishte thënë Rizvanolli.

Rizvanolli, kishte akuzuar Qeveritë e kaluara duke thënë Telekomi me vitet të tëra ka paguar miliona euro për qira.

Ndërmarrjet publike janë një komponent kritik i ekonomisë dhe shoqërisë kosovare. Roli i tyre në ofrimin e shërbimeve publike, krijimin e vendeve të punës, zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin social është thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm dhe prosperitetin e Kosovës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer